Pandemia e madhe botërore “COVID-19” i ka pezulluar të gjitha aktivtetet sportive në botë.
UEFA po insiston që kampionatet të vazhdohen, sidomos në ligat e forta të Evropës, ku parashihet të ketë humbje të mëdha nga të drejtat televizive.
Por ka një shtet që nuk po njeh rregullat e as Koronavirusin. Bjellorusia pavarësisht disa rasteve po vazhdon normalisht futbollin, shkruan GazetaBlic.
Pa gjithë këto probleme, po kalon Bjellorusia. Ky është vendi i vetëm në Evropë ku vazhdon të luhet futboll, dhe për ditën e sotme, në orar janë tri ndeshje.
Edhe pse një ligë modeste, kampionati i Bjellorusisë ka marrë vëmendjen këto ditë, si vendi i vetëm ku po luhet futboll.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.