Një pacient ka lënë ditën e sotme spitalin Infektiv. Edhe pse me i ulur një karrocë, me maskë oksigjeni, kjo nuk e ka penguar që të dalë si triumfator nga ai spital.
Në fotot e shkrepura nga LSA-ja, ai shihet teksa përshëndet me dorë, ndoshta familjarët, ndoshta gazetarët që janë pozicionuar çdo ditë aty.
I shëruari i është dërguar me ambulancë në shtëpi, për t’u vetëkaraninuar më pas për 14 ditë. Shqipëria është ndër vendet që ka numrin më të lartë të të infektuarve në rajon, plot 197.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.