×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK shpërndanë pako të barërave për shqiptarët në veri të Kosovës

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 14:12

    Partia Demokratike e Kosovës ka filluar sot shpërndarjen e qindra pakove shëndetësore me barëra tek shqiptarët në komunat e veriut të Kosovës ku tash e disa ditë kanë mbetur të izoluar.


    Këto pako shëndetësore po shpërndahen dy ditë pasi PDK shpërndau edhe qindra pako ushwimore për banorët e veriut që janë izoluar me orë policore nga vendimet e Serbisë.

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar përmes një shkrimi në Facebook të gjithë aktivistët e PDK që po mbështesin këtë iniciativë për ti ndihmuar qytetarët në veri të vendit.

    Veseli ditë më parë vizitoi personalisht komunat e veriut të Kosovës ku u njoh nga afër me shqetësimet e banorëve atje.

    Dekkarata e plotë e Kadri Veselit:

    “Sot filluam shpërndarjen e qindra pakove esenciale shëndetësore nëpër vendbanimet e komunave të veriut të Kosovës, ku qindra familje shqiptare tash e disa ditë kanë mbetur të izoluar si pasojë e masave të ndërmarra nga Serbia, e më pas të legjitimuara nga qeveria e Kosovës. Pakot shëndetësore përmbajnë barëra për qytetarët që përballen me sëmundje kronike, por edhe për pensionistët.

    Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdoj edhe ditëve në vijim aksionin e nisur për të ndihmuar me pako ushqimore dhe mjekësore familjet e izoluara në veri. Po ashtu, me miratimin e pakos emergjente prej 320 milionë euro e cila do të trajtohet të martën në Kuvend, shteti i Kosovës do të arrij tu dalë në ndihmë për tre muaj të gjithë punëtorëve në sektorin privat, bizneseve dhe gjitha kategorive shoqërore.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!