×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Quni: Agim Ramadani ishte i fascinuar me samurajët, prandaj ia lashë nofkën “Katana”

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 15:36

    Edhe nderimet për heroin Agim Ramadani sot në 21 vjetorin e rënies së tij u bënë në mënyrë virtuale për shkak të pamundësisë për t’u bërë bashkë.


    Ceremoninë “Ditëve të Shqipes” në këtë 21 vjetor e transmetuan drejtpërdrejt në rrjetet sociale gruaja e Agimit, Shukrije Ramadani, shokët e tij dhe qytetarët, njofton Klan Kosova

    Anton Quni, ministër në detyrë i Mbrojtjes, në këtë ditë përkujtuese ka ndarë disa fakte interesante për bashkëluftëtarin dhe shokun e tij, Agimin.

    Ai tha se pasi filluan miqësinë në trajnime ushtarake e beteja mësoi edhe disa gjëra për të.

    “Mësova për pasionin e tij për pikturë, poezi dhe art në përgjithësi dhe po ashtu edhe për pasionin që kishte historinë e popullin tonë. Në kohën e lirë lexonte. Çdoherë kishte me veti libra të zhanreve të ndryshme, por më shumë i bënin përshtypje librat për formacionet e lashta ushtarake siç ishin spartanët, të pavdekshmit e Persisë, samurajët e të tjerë”.

    “Kishte vlerësim të lartë për kodin etik të samurajëve. Ishte i fascinuar me moralin, rregullat, principet dhe gatishmërinë për të mbrojtur kauzën. Kur i propozova nofkën “Katana”, ai e pranoi me entuziazëm, pasi katana ishte arma e preferuar e samurajëve. I kishte të studiuara mirë personalitetet ushtarake të Luftës së Dytë Botërore, gjithmonë në këndvështrimin ushtarak dhe profesional dhe jo në atë ideologjik”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!