Valon Berisha në afatin kalimtar të janarit ndërroi ambient duke kaluar në formë huazimi nga Lazio te skuadra gjermane, Fortuna Dusseldorf
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës ka bërë të ditur se së fundi është rikthyer në stërvitje me skuadrën, derisa ka thënë që gjatë kësaj kohe të karantinës ai kohën e kalon duke gatuar, pastruar si dhe me shokët e tij në Instagram, shkruan Reporteri.net
“Ne u kthyem në stërvitje në grupe me nga dy lojtar. Çfarë po bëj në këtë periudhë? Unë gatuaj, pastroj, mbaj kontakte me shokët e mi në Instagram. Unë me të vërtetë shpresoj se Coronavirus nuk do ta godas shumë vendin tim, sepse atje shërbimi shëndetësor është pak mbrapa”, ka thënë Berisha.
Tutje Valoni u shpreh se është i lumtur në Dusseldorf dhe me gjasë do të synojë që të qëndrojë te ky klub.
“Unë e fillova mirë aventurën time në Bundesliga dhe mezi pres të rifilloj përsëri. Nuk kam pasur probleme me integrimin në skuadër, e dija gjuhën dhe kjo më ndihmoi. Por mbi të gjitha e njihja Uwe Rosler, një trajner që e kisha pasur në Norvegji. Trajneri beson në mua, ne mbërritëm pothuajse së bashku në Fortuna dhe unë fillova të luaja menjëherë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.