×
  • Sport
  • Sport

    Për adhuruesit e futbollit: Kjo ndeshje po luhet LIVE në këto momente

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 17:12

    Bjellorusia nuk pyet për Koronavirusin


    Përderisa pandemia COVID-19 ka ndalur kampionatet kryesore në futboll, është shteti i Bjellorusisë që po vazhdon garat sikur të mos ishte duke ndodhur asgjë, shkruan Reporteri.net

    Kampionati në këtë vend po vazhdon me rregull, derisa në këto momente është duke u zhvilluar ndeshja Gorodeja-Dinamo Minsk, e vlefshme për xhiron e katërt.

    Ky takim ka filluar në ora 17:00 dhe rezultati momental është 0-0.

    Në këtë ndeshja ka edhe tifozë të pranishëm, të cilët disa janëduke përdorur maska e disa jo.

    Ndryshe, të dy këto skuadra kanë nga 3 pikë dhe gjenden në pozitat 10 dhe 11 pas tre xhirove të zhvilluara deri tani.

    Ndeshjen mund ta shikoni LIVE duke klikuar KËTU. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!