Xherdan Shaqiri e ka pranuar se si fëmijë e ka pëlqyer aq shumë Ronaldon saqë ka prerë flokët në stilin e tij
Mesfushori me prejardhje nga Zhegra në intervistën e fundit ka bërë të ditur se idolli i tij në fëmijëri ka qenë Ronaldo, shkruan Reporteri.net
“Më ka pëlqyer ai, stili i tij dhe mënyra se si ka luajtur ka qenë mahnitëse,” ka thënë Shaqiri.
“Ronaldo ishte idolli im i madh. Unë kam prerë flokët si ai në vitin 2002. Të gjithë ishin të shokuar kur më panë në shkollë me këtë stil të flokëve. Por, unë e doja atë shumë dhe akoma e dua shumë. Unë shpresoj që do të takohem me të.
“Kur ai humbi nga Franca më 1998 në finalen e Kupës së Botës, unë kam qarë. Ai ishte idolli im i madh,”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.