×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina në karantinë e Lagja ‘Mati 1’ nën masa të shtuara policore

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 21:19

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se 20 rastet e reja në Prishtinë janë nga kontaktet e një prej të prekurve më herët.


    Në një postim në Facebook, Ahmeti ka thënë se përveç futjes në karantinë, në Prishtinë, brenda në qytet do të ketë mbikëqyrje të rreptë.

    Ka thënë se po shkojmë drejt një faze kritike dhe ka paralajmëruar masa të rrepta. Ahmeti ka njoftuar se edhe Lagja Mati 1 do të jetë në vezhgim të rreptë nga policia.

    Postimi i plotë:

    Ditë jo e mirë për Prishtinën. Nga 25 kontaktet e personit të infektuar ditë më herët, 20 janë testuar pozitiv sot. Lajmi i mirë është që të gjitha janë kontakte të personit të infektuar. Lajmi i keq është se tani duhet të shtojmë masat resktriktive në Prishtinë.
    Të gjithë personat ishin pa simptome. Pas konsultimeve me Ministrin Vitia, Prishtina prej sonte hyn në karantinë. Hyrje/daljet do të jenë të kontrolluara, si dhe do të kemi masa të shtuara policiore në lagjen Mati 1. Policia nuk do të lejojë grumbullimin e më shumë se dy personave dhe po ashtu do të ketë kontrolla më të mëdha. Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi shkojnë në mbikëqyrje 24 orëshe nga policia.
    Ditëve në vijim do të ashpërsohen masat. Me ditë të tëra kemi bërë thirrje për mosrelaksim. Po hyjmë në një fazë kritike. Në qoftë se ndonjëherë në jetë më keni dëgjuar për diçka po ju lus me qëndru në shpi.
    Përsëritne tek të gjithë që i njihni #rriNshpi #rriNshpi #rriNshpi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!