Futbolli është ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19. Skuadrat kryejnë stërvitje individuale, por disa prej tyre kanë vendosur që të rikthehen në fushë duke zbatuar të gjitha kushtet shëndetësore.
Në Gjermani Bayern Munchen dhe Paderborn ishin dy nga skuadrat e para që rinisin stërvitjen, ndërsa një gjë e tillë do të ndodh në Spanjë. Real Sociedad bëhet ekipi I parë që njofton se ditën e martë do të nisur stërvitja në fushë.
Në faqen zyrtare, klubi konfirmon vendimin e marrë, ndërsa ka bërë të ditur se kjo do të jetë edhe në dëshirë të lojtarëve.
“Do të jetë në varësi të secilit lojtar që të vendosë nëse do të vazhdojë punën e detyrueshme nga shtëpia apo nga qendra sportive.
Klubi ka hartuar gjithashtu një protokoll të rreptë shëndetësor që të respektohet për këdo që dëshiron të kthehet në fushë për trajnime. Vendimi u mor pas dekretit të qeverisë spanjolle e cila njoftoi rifillimin e aktiviteteve jo thelbësore duke filluar nga e hëna”, thuhet ndër të tjera në postimin e klubit spanjoll.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.