×
  • Sport
  • Sport

    Stephen Curry fantastik, telefonon infermieren për ta falënderuar për punën e saj

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 9:37

    Basketbollisti i famshëm, Steph Curry ka bërë një veprim të rrallë e po ashtu të mrekullueshëm.


    Ai e ka telefonuar një infermiere e cila punonte në një spital ku kishte shumë pacientë të infektuar me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

    Infermiera e mori vëmendjen e basketbollistit pas një fotografie të cilën ajo e kishte postuar ku poshtë uniformës së infermierës mbante fanellën e Golden State Warriors.

    “Nuk mund ta falenderoj zotin mjaftueshëm për atë që jeni duke e bërë, për sakrificën dhe mënyrën se sip o qëndroni të bashkuar” i tha Curry infermieres.

    Pas përfundimit të kësaj telefonate infermierja vazhdoi orarin e saj të punës duke ju shërbyer pacientëve të prekur me covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!