Ndërsa lufta kundër virusit korona vazhdon në të gjithë globin, një paralajmërim i qartë vjen për Bjellorusinë, i vetmi vend në Evropë ku vazhdojnë ndeshjet e futbollit.
Dr. Patrick O’Connor, i cili vizitoi Bjellorusinë këtë javë, tha se numri i rasteve mund të rritet dhe nënvizoi se ndeshjet e futbollit duhet të pezullohen sa më shpejt që të jetë e mundur, përcjell GazetaBlic.
“Sipas të dhënave që kemi, numri i testeve pozitive dyfishohet çdo ditë në Bjellorusi,” shpjegon O’Connor.
“Për këtë arsye, ata duhet të rrisin të gjitha masat e izolimit dhe të ndalojnë tubime masive siç janë sportet ”.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë në Bjellorusi u ka hedhur topin zyrtarëve të futbollit me fjalët “Pezullimi i ligave nuk është një vendim që mund të marr” duke shpjeguar reagimet e shfaqura në të gjithë botën.
Në Bjellorusi deri më tani, numri i rasteve pozitive ështl 2222, ndërsa 23 persona kanë vdekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.