×
  • Sport
  • Sport

    Fabiana Bytyqi e mposhtë koronavirusin, shërohet plotësisht

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 12:18

    Boksierja jonë e mirënjohur Fabiana Bytyqi është shëruar plotësisht nga virusi Covid 19 i njohur si Corona. Fabiana u diagnostifikua me 12 mars me Covid 19.


    Ajo që nga fillimi ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por që iu desht të nënshtrohet rregullave për kurim.

    Ajo nuk u deshtë të shtrihet në spital, por që trajtimin e vazhdoi në shtëpi dhe dje në kontrollet rezultuan negative ku Fabiana Bytyqi doli e shëndosh plotësisht, shkruan Kosovaboxing.

    Sipas rekomandimeve të doktorëve Fabiana duhet edhe disa javë pushim dy deri katër dhe më pastaj do t’ju kthehet stërvitjeve të rregullta.

    Fabiana (15-0-1, 5 KO) ishte paraparë të mbroj titullin e kampiones së botës WBC në kategorinë Atom me 25 prill kundër meksikanës, Maria Soledad Vargas (14-3-1, 1 KO) por kjo u anulua shumë më herët sikur se të gjitha ngjarjet në gjithë botën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!