Halil Tërstena ka arritur që të premten në mbrëmje të arratiset nga Burgu i Dubravës. Pas arratisjes, Tërstena që po vuante edhe një vit burg, ka tentuar vjedhjen e një makine.
Rreth orëve të para të mëngjesit të së shtunës, saktësisht në orën 07-15 të mëngjesit, i arratisuri ka tentuar vjedhjen e veturës në fshatin Zallq.
Vetura e cila ishte pronë e G.Sh (emër i njohur për redaksinë), nuk ishte në gjendje teknike të mirë dhe plani i Tërstenës dështoi.
Në video-inçizimet e siguruar nga Indeksonline, shihet se si i arratisuri futet në veturë, por e cila nuk i ishte ndezur.
Ai tentoi që veturën ta lëshojë në teposhtëze për ta ndezur, por që edhe ky plan i dështoi.
Pas kësaj, Halil Tërstena mori rrugët e fshatrave përreth duke u bërë i dyshimtë tek banorët, të cilët edhe njoftuan policinë.
Rreth orës 13:00 të së shtunës, policia ka arritur të arrestojë Halil Tërstenën.
I njëjti është dërguar në Dubravë ku tani është ngarkuar edhe me një vepër tjetër penale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.