×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pezullohen 2 policë në Vlorë, thyen karantinën për të luajtur futboll

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 13:47

    Ndëshkohen 10 persona në Vlorë, pasi thyen orarin e karantinës duke luajtur futboll në pyllin e Sodës.


    Ata janë karantinuar për 14 ditë dhe do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë.

    Po ashtu, pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

    Gjithashtu, policia nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.

    Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon edhe njëherë për qëndrim në banesë dhe respektim të masave kufizuese, duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!