Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë, të pezullohet vetëm për kohën sa zgjat pandemia.
Burime të KOHËS nga ekzekutivi bëjnë të ditur se vendimi ka të bëjë me hidrocentralet që janë në proces e sipër të ndërtimit, pra për ato ka licenca.
Paralajmërimi se mund të ndalet ndërtimi i hidrocentraleve, disave të nisura vite më parë, ka nxitur reagimin e Shoqatës për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës, që kishte kërkuar nga kryeministri, ministrat përkatës dhe zyrat e huaja në Kosovë që të marrin masa që kjo të mos kthehet në vendim.
Të dielën është marrë vendimi, por ka të bëjë vetëm për pezullim të punëve deri në përfundim të kësaj situate që po kalon vendi me Covid-19. Vendime të ngjashme janë marrë edhe për shumë prej bizneseve në Kosovë.
E burime të KOHËS nga Qeveria bëjnë të ditur se ndryshe qëndron situata me dhjetëra kërkesat e reja për ndërtime të hidrocentraleve në ujërat e Kosovës. Sipas burimeve, Qeveria po punon që ato të ndalohen.
Shoqëria civile, ambientalistët dhe vetë qytetarët kanë marrë nisma të shumta për ndalimin e hidrocentraleve. Në disa raste, si në Grykën e Rugovës, ia kanë dalë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.