×
  • Lajme
  • Shqipëria

    13 raste të reja me coronavirus në Shqipëri, shkon në 446 numri i të infektuarve

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 17:04

    Ka shkuar në 446 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Gjatë përditësimit të sotëm nga ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 13 raste të reja.


    Në një dalje publike për mediat, specialistja e ISHP-së Marjeta Dervishi, bëri me dije se deri më tani nga personat e shëruar ka pasur nga të gjitha grupmoshat.

    Po ashtu mësohet se në spitalin Infektiv janë 41 pacientë të shtruar, nga të cilët 6 në terapi, 2 prej tyre të intubuar. Ndërkohë pranë spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, COVID 2, janë të shtruar 8 pacientë, 6 në terapi dhe 5 të intubuar.

    Aktualisht deri më tani kanë humbur jetën 23 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!