Komuna e Gjilanit ka ndërprerë sot objektin e radhës, i cili është ndërtuar pa leje, gjatë periudhës që po zbatohen masat kundër Covid-19.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka njoftuar se nuk do të ketë tolerancë për ata që tentojnë të ndërtojnë, duke e shfrytëzuar kohën e pandemisë.
“Ne i kemi identifikuar dhe ndërprerë ndërtimet pa leje që janë bërë brenda një muaji. Rasti i fundit i ndërprerjes së punimeve për një objekt, i cili duket se është destinuar për motel, në këtë kohë kur ne po përballemi me masat kundër pandemisë, është shembulli më i keq”, ka thënë Haziri.
Ai ka apeluar qytetarët që mos tentojnë ta shfrytëzojnë pandeminë për aktivitete ndërtimore ilegale, seps
e do të ndëshkohen keq, sipas ligjeve në fuqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.