×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtarisht Prishtina futet në karantinë

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 18:03

    Ora 17:00 e ditës së sotme ka shënuar zyrtarisht karantinimin e Prishtinës.


    20 raste të reja me coronavirus janë konfirmuar dje në Prishtinë kanë bërë që ministria e Shëndetësisë të karantinojë kryeqytetin.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, lagjet Mati 1 (Rruga Ndue Perlleshi), Tophane (rruga Lidhja e Prizrenit) dhe Veternik në Komunën e Prishtinës, janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit.

    Hyrjet-daljet në Komunën e Prishtinës janë ndaluar, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Që nga 13 marsi kur ishin paraqitur të infektuarit e parë deri me tani, numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 283.

    Po ashtu shtatë persona kanë vdekur.

    Ndërkaq 52 pacientë janë shëruar tërësisht nga virusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!