×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Thyen karantinën për një ndeshje futbolli, si u pezullua shefi i qarkullimit në Vlorë

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 18:13

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka vendosur të pezullojë nga detyra shefin e qarkullimit rrugor në Vlorë, Rustem Plaka. Shefi i qarkullimit ka thyer karantinën dhe pas orëve të mesnatës është bashkuar me një grup shokësh për një ndeshje futbolli në Pyllin e Sodës, në të njëjtën zonë ku stërvitet ekipi i Flamurtarit.


    Ngjarja u denoncua me foto e video nga një qytetar, i cili i çoi materialet në polici. Lajmin e pezullimit të shefit të qarkullimit e njoftoi policia, e cila jo vetëm ka ndëshkuar Rustem Plakën, por edhe një punonjës policie me inicialet G.F, i cili kishte parë ndeshjen e futbollit në fjalë, por nuk kishte marrë asnjë masë ndëshkuese.

    “Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll. Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.”-njoftoi policia.

    Të 10 personat që po luanin futboll, duke thyer kësisoj masën e karantinës, janë urdhëruar të mbyllen në banesë për 14 ditë, ndërsa respektimi i karantinës do të mbahet në vëzhgim nga policia.

    Pas këtij rasti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë u ka kërkuar krerëve të policive në rrethe që të mbajnë përgjegjësi për masat kufizuese, jo vetëm për qytetarët, por edhe për vartësit e tij.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

    Njoftimi i policisë:

    Thyen orarin e karantinēs duke luajtur futboll në një fushë futbolli në pyllin e Sodës, Vlorë, ndëshkohen me masë administrative 10 persona.

    Karantinohen për 14 ditë, të 10 personat që u kapën duke luajtur futboll, të cilët do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë.

    Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

    Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.

    Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon edhe njëherë për qëndrim në banesë dhe respektim të masave kufizuese, duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Durim, bashkë do ia dalim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!