×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Janë menaxhuar 17 raste, Gjilani ka filluar ta ulë lakoren duke kontrolluar për mos shpërndarjen e virusit

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 18:53

    Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka thënë se Shtabi Emergjent i kësaj komune është angazhuar për menaxhimin dhe kontrollimin e situatës me COVID-19.


    “Angazhim i madh i Shtabit Emergjent për menaxhimin dhe kontrollimin e situatës, me kapacitetet në moslejimin e shpërndarjes së infeksionit. Janë menaxhuar 17 raste, dhe Gjilani po vazhdon ta ulë lakoren, duke e kontrolluar dhe moslejuar shpërndarjen e #Covid19”, ka shkruar Haziri në Facebook.

    I pari i Gjilanit ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të bëhet plani “06” që i përfshin komunat e Anamoravës në bashkëpunim me policinë lokale dhe regjionale, në mënyrë që mos lejohen hyrje-dalje të askujtë prej zonave të karantinës, siҫ është Prishtina, Vitia e Ferizaj.

    “Jemi koordinuar me të gjithë kryetarët e komunave për masat emergjente dhe të martën do t’ju njoftojmë për pakon e re të masave të lëvizes së lirë. Është fatkeqësi të bartet infeksioni i cili e rrezikon fëmijët, lagjen e qytetin tuaj”, ka shkruar Haziri në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!