×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmëron Vitia: Pandemia do të jetë në kulmin e saj në javët e ardhshme, masat më rigoroze merren pas 2 ditëve

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 19:48

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se pandemia COVID-19 do ta arrijë kulmin në javët e ardhshme


    Por, Vitia gjithashtu bëri të ditur se në 2 apo 3 ditët e ardhshme do të merren masa më rigoroze, shkruan Reporteri.net

    “Javën në vijim do të jenë vendimtare për koronavirus, falë masave të marra dhe bashkëpunimit tuaj kemi nën kontroll masën në raport me numrin e të infektuarve dhe viktimave. Çdo lëshim i vogël tani e tutje do të na kushtojë shumë, tani e tutje nuk duhet të tolerojmë neglizhencën dhe na duhet në vazhdimësi bashkëpunimi juaj,” ka thënë Vitia.

    Ministri në detyrë gjatë ditëve në vijim tha se do të merren masa më rigoroze.

    “Prej sonte në mesnatë hynë në fazën ku në secilën komunë do të ndalojnë qarkullimin. Kemi marrë rekomandime nga IKSHPK për masa të reja, të cilat do të jenë më rigoroze e të cilat do të bëhen publike në dy apo tre ditët e ardhshme,”shtoi ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!