×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti tregon se për kënd lejohet qarkullimi prej orës 06:00 deri 17:00

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 20:38

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se qarkullimi i qytetarëve do të lejohet prej orës 06:00 deri 17:00, vetëm për ata që kanë nevojë të dalin.


    Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se qarkullimi i lëvizjes sipas orarit nuk është për personat që duan të dalin të shëtisin. Gjithashtu bllokimi për hyrje- dalje në Prishtinë do të vazhdojë, përveç listës së dërguar nga Ministria e Shëndetësisë.

    “Nga ajo që dëgjuam në konferencë për media nga niveli qendror, masat mbesin të njejta. Pra qarkullimi brenda komunës tonë lejohet prej 06-17, për ata dhe vetëm për ata që kanë nevojë me dal. Hyrje daljet në Prishtinë mbesin të bllokuara përveç listes së dërguar nga Ministria e Tregtisë”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!