Bernard Challandes ka thënë se për Kombëtaren e Kosovës ndeshja me Maqedoninë është më mirë që të luhet në dhjetor të këtij viti
Kosova dhe Maqedonia do të duhej që të luanin në mars, por ky takim nuk u zhvillua shkaku i Koronavirusit, shkruan Reporteri.net
Fillimisht kjo përballje u shty për në qershor, por më pas pandemia e COVID-19 pati një përhapje edhe më të madhe dhe kështu tashmë nuk dihet sakt se kur do të luhet kjo përballje.
Bernard Challandes megjithatë është i lumtur që ky takim nuk është luajtur në mars dhe preferon që të kjo ndeshje të zhvillohet në dhjetor të këtij viti.
“Shpresoj të luajmë në dhjetor pasi kjo do të na ndihmonte më shumë, do të kishim mundësi më të mira për t’u përgatitur. Kemi më shumë kohë për shembull për lojtarët si Zeneli dhe Kryeziu të cilët do të mund të kenë më shumë minuta deri atëherë,” ka thënë Challandes në Sportin në KTV. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.