×
  • Lajme
  • Lajme

    I infektuari nga Rahoveci nuk është rast i kësaj komune, por i Spitalit Amerikan në Prishtinë

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 23:42

    Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, edhe në Rahovec u regjistrua sot rasti i parë me coronavirus. Por, këtë e mohon kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi. Ai thotë se personi i prekur jeton dhe punon të Prishtinë, dhe nuk ka pasur kontakte me persona nga Rahoveci.


    IKSHP njoftoi se sot janë shënuar 79 raste të reja me coronavirus në Kosovë, dhe në mesin e tyre është edhe një person nga komuna e Rahovecit, më saktësisht nga fshati Kramovik i kësaj komune.

    Por, pas kësaj ka reaguar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi i cili ka bërë të ditur se personi i prekur nga fshati Kramovik, jeton dhe punon në Prishtinë, dhe nuk është rast kontakti në Rahovec.

    Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një infermiere, e cila punon në Spitalin Amerikan në Prishtinë, dhe jeton në Prishtinë, e jo në Rahovec.

    “Të nderuar qytetarë, sapo u informova nga IKSHP, se edhe në komunën tonë kemi një rast të paraqitur me COVID-19. Ju informoj se personi i infektuar nga fshati Kramovik, është infermiere e cila aktualisht punon në Spitalin Amerikan në Prishtinë, e njëjta jeton në Prishtinë dhe mendohet se nuk ka pasur kontakte me qytetarë nga komuna e Rahovecit, kështu që nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar. Të infektuarës i uroj shërim të shpejtë! Të nderuar qytetarë, për çdo veprim do të informoheni me kohë! Ju lutem të qëndroni në shtëpi! Bashkë do t’ia dalim!”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!