×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është qyteti që mban rekord me të prekurit nga koronavirusi, renditja për secilën Komunë

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 9:40

    Në Kosovë tanimë zyrtarisht numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 362 raste.


    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të dielën mbrëma edhe për 79 raste të reja me koroanvirus. Sipas Institutit, të gjitha rastet janë persona kontakti të rasteve të mëhershme të konfirmuar pozitiv. Tutje IKSHPK-ja thekson se 59 pacientë janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.

    Me numrin e të prekurve prinë komuna e Malishevës e cila ka 69 raste të konfirmuara me koronavirus.

    Në vazhdim gjeni listën e plotë me emrat e qyteteve dhe shifrat e të prekurve në to:

    Malisheva vazhdon të jetë e para me 68 raste,

    Ferizaji 55 raste

    Prishtinë 47 raste

    Mitrovica veriore 23 raste

    Vushtrria poashtu 23

    Prizreni 23

    Gjilani 21

    Vitia 18

    Kamenica 14

    Zveçan 11 raste

    Gjakovë 10

    Hani i Elezit 7

    Peja 6 raste

    Suhareka 5

    Leposaviq 5

    Podujevë 4 raste

    Klinë 4

    Fushë-Kosovë 4

    Zubin Potok 4

    Skenderaj 3

    Lipjan 1

    Shtime 1

    Obiliq 1

    Drenas 1

    Rahovec 1

    Istog 1.

    Por mbrëmë harta e vendeve të infektuara në Kosovë u zgjerua, pasi u shënuan rastet e para edhe në Istog e Rahovec.

    Janë gjashtë komuna që vazhdojnë të mos kenë ndonjë person të infektuar me COVID-19, të paktën jo të konfirmuar deri tani.Deçani, Mitrovica e jugut, Dragashi, Shtërpca, Kaçaniku dhe Novobërda.

    Përpos 362 rasteve të shënuara si të infektuar në Kosovë, numri i të shëruarve është 59 kurse shtatë të tjerë humbën jetën, e shumë prej komunave u futën në karantinë shkaku i numrit të madh të të infektuarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!