×
  • Sport
  • Sport

    Besart Berisha afër transferimit në Indi

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 9:22

    Sulmuesi kosovar i Western United, Besart Berisha, është buzë largimit nga Australia dhe kalimit në klubin e Superligës së Indisë, Chennaiyin.


    Berisha duket se karrierën do ta vazhdojë shumë larg Australisë, në Indi te klubi Chennaiyin, raporton Gazeta Express.

    34-vjeçari, të cilit i mbaron kontrata me klubin e A-League në fund të sezonit – i ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje në ligë gjatë këtij sezoni.

    Sulmuesi i lindur në Prishtinë është golashënuesi më të mirë në histori të A-League, pasi i ka regjistruar 131 gola për Berlboure Victory, Brisbane Roar dhe United gjatë karrierës së tij në vendin e largët.

    Kosovari iu bashkua Unitedit në shtator pas një aventure të shkurtër në Japoni, por duket se edhe rikthimi në Australi do të jetë afatshkurtër për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!