×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 1 ditë, Kosova pati më shumë të infektuar se Afganistani

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 10:48

    IKSHPK ka konfirmuar mbrëmë se në Kosovë janë shënuar edhe 79 raste të reja me koronavirus. Numri total i të prekurve ka shkuar në 362, ndërkohë 59 janë shëruar dhe 7 janë të vdekur.


    Kjo shifër ishte mjaft shqetësuese. Ajo është madje më e madhe se numri i infektimeve të reja që janë raportuar në 24 orët e fundit në Afganistan, i cili ka popullsi 21 herë më të madhe se Kosova.

    Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Afganistan njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar vetëm 58 raste të reja të infektimeve dhe tri vdekje.

    Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Afganistan shkoi në 665, kurse shifra e të vdekurve në 21 e 37 pacientë janë shëruar, shkruan “The Guardian”.

    Nëse e bëjmë një llogaritje të thjeshtë, i bie se Afganistani ka popullsi 21 fish më të madhe se Kosova, por gjatë 24 orëve të fundit i ka regjistruar 21 raste të reja më pak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!