×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëri: Infektohen me koronavirus dy fëmijë dhe një personel mjekësor

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 12:04

    Në vendin tonë në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 1 prej tyre është personel mjekësor dhe dy janë fëmijë.


    Në total numri i personave me COVID-19 ka shkuar 467, nga të cilët 232 janë shëruar.

    Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

    Në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!