39 vjecarja nga Istogu që vdiq pas një operacionit dhe rezultoi se ishte infektuar me coronavirus, është nxjerrë me arkivol.
Sic shihet, arkivoli që barti trupin e saj ishte izoluar me një mbështjellëse dhe personat që po e bartnin dezinfektuan gjithcka rrotull, e madje edhe njëri-tjetrin, shkruan Reporteri.net.
Reporteri ka siguruar disa pamje nga momenti kur ajo futet në një furgon për t’u dërguar drejt vendit ku do të varroset, e që deri tash nuk dihet në cfarë ore.
Sidoqoftë, vlen të theksohet se gruaja që vdiq nga coronavirus, kishte edhe sëmundje të tjera, të cilën gjë e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë.
“Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19. E njëjta përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese”, tha MSH.
Ndryshe, në Kosovë coronavirusi ka shënuar rritje, duke u regjistruar 79 raste vetëm ditën e djeshme. Në tërësi, në Kosovë janë 362 të infektuar, 59 të shëruar dhe 8 të vdekur./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.