Zgjerimi i fashës së orareve për lëvizjen e qytetarëve, prej kësaj të hëne, ka bërë që Policia në Shqipëri të vë në funksion dronë për kontrollin e territorit.
Mjetet do të përdoren në zona urbane edhe gjatë mbrëmjes, pasi janë të pajisura me ndriçues dhe me sistem audio.
“Sigurisht që me zgjerimin e fashave orare për lëvizjen e qytetarëve, të cilat kanë filluar sot, për Policinë kjo do të thotë më shumë punë, më shumë angazhim. Në thelb i gjithë relaksimi, ose zgjerimi i fashës orare do të thotë për Policinë më shumë kontroll”.
“Dua t’iu bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që zgjerimi i drejtë i të gjithë fashës orare do të thotë që thjesht të krijohen më shumë mundësi për ata që duhet të shkojnë në punë dhe të ulet dendësia në qarkullim për ata që duhet të shkojnë për të blerë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Dronët janë përdorur për të identifikuar shkelësit e qarkullimit rrugor si dhe kontrolle për kultivim të kanabisit, ndërsa këtë herë do të përdoren për qytetarët të cilët shkelin rregullat në kohën e pandemisë./ A2 CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.