Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, vlerëson se presidenti Hashim Thaçi e ka respektuar Kushtetuen lidhur me mandatarin për formimin e qeverisë.
Ai thotë se VV e ka obligim ligjor të përgjigjet, por se nuk e di nëse do t’i përgjigjet apo jo.
“Për të thënë po e pranoj apo jo mandatin nuk nevojiten 15 ditë. Nuk mund të ktheheni në bllokues të shtetit, ose institucionit për shkak të një zbrazëtire”, ka deklaruar Limaj në T7, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se shumica e partive është që të mos shkohet në zgjedhje.
“A do të jetë qeveri gjithëpërfshirëse apo jo kjo do të varet nga partitë politike”, ka pohuar Limaj.
Ai ka thënë se partia e tij është gati të bëhet pjesë e qeverisë së re.
“Do ta konsiderojmë dhe do ta marrim parasysh, sepse Kosovës i duhet një qeveri”, tha Limaj.
Ndërsa ka folur për disa nga vendimet e qeverisë në dorëheqje, Limaj ka pohuar se ajo ka tejkalaur disa kompetenca.
“Qeveria duhet të ketë kujdes me veprimet që janë kundër ligjit dhe të mos tejkaloi kompetencat”, ka thënë Limaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.