Në Kosovë tanimë zyrtarisht numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 362 raste. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të dielën mbrëma edhe për 35 raste të reja pozitive me COVID-19 në Ferizaj, duke e çuar në 55 numrin e të infektuarve me virus vetëm në këtë komunë.
Megjithatë, janë edhe 21 mostra të tjera që janë marrë nga ana e zyrtarëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Ferizaj rezultatet e të cilave pritet që të publikohen sonte
Të gjithë personat e konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë kontakte familjare, kolegë e kontakte të këtyre të fundit (palë të treta) nga rastet e fundit të konfirmuara pozitive me virusin COVID-19.
Këto rezultate vendosin Ferizajn në mesin e komunave ku ekziston numri më i lartë i të infektuarve me virusin COVID-19.
Megjithatë, janë edhe 21 mostra të tjera që janë marrë nga ana e zyrtarëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Ferizaj rezultatet e të cilave pritet që të publikohen sonte. Kështu ka deklaruar në një lidhje direkte për Express kreu i Ferizajt, Agim Aliu.
“Janë marrë 21 raste të mostrave dhe presim që sonte të dalin rezultatet”, thotë Aliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.