Katër pacientë me coronavirus janë në gjendje shumë të rëndë ndërsa gjashtë të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi në Klinikën Infektive.
Këtë lajm e ka dhënë për RTV Dukagjinin infektologu Valbon Krasniqi.
Infektologu thotë se në Klinikën Infektive momentalisht janë duke u trajtuar 53 pacientë të prekur me COVID-19 ndërsa pjesa tjetër janë në vet izolim shtëpiak.
“Gjendja shëndetësore e shumicës së pacientëve që po trajtohen në QKUK është stabile. Ndërkohë që kemi gjashtë pacientë me oksigjeno terapi dhe katër të tjerë që janë në gjendje shumë të rëndë. Këta pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë janë duke u trajtuar në repartin intensiv të Klinikës Infektive”.
Numri i të infektuarve sipas infektologut mund të rritet edhe më tepër nëse qytetarët nuk respektojnë rekomandimet e IKSHP.
“Kjo gjendje është si pasojë e veprimeve të qytetarëve gjatë dy javëve të kaluara, ndërsa mos zbatimi i masave gjatë këtyre dy-tri ditëve do të shihet brenda dhjetë ditëve të ardhshme”.
Deri më tani në Kosovë nga 362 personat e infektuar me COVID-19, janë shëruar plotësisht 59 ndërsa 8 kanë vdekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.