Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka treguar masat e reja që ka marrë për parandalimin e coronavirusit.
Ai ka thënë se do të lejohet veç 1 ore e gjysmë në ditë lëvizje.
“Prej datës 15 prill nga ora 06:00 ndalohen personat fizik të jashtë banesave, shtëpisë. Përveç mbi 16 vjeç një person nga familja ka të drejtë deri në një orë e gjysmë në ditë të dalim për t’i kryer nevojat. S’lejohet shoqërim nga askush, vetëm në rast që janë shoqërues familjar a asistent personal i personave me aftësi të kufizuar”, tha ministri Vitia, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se personat që nuk i respektojnë masat do të dënohen.
Vitia ka thënë se nga deri 2 mijë euro do të jetë dënimi për personat fizikë dhe deri 8 mijë euro për personat juridik.
“Mosrespektimi i vendimit konsiderohet si kundërvajtje administrative dënohet me gjobë deri 2 mijë euro gjoba për personat fizik, dhe 3 deri 8 mijë euro për personat juridik, kurse personi përgjegjës i personit juridik prej 500 deri 1500”, ka deklaruar Vitia. /Reporteri.net/.
Nga e mërkura, masat e rrepta: Jashtë mund të dilet vetëm 90 minuta, brenda 24 orëve
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.