Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë ka vendosur një sërë masa kundër përhapjes së virusit në vend.
Por siç duket këto masa nuk po rrespektohen nga qytetarët.
Këtë e ka konfirmuar edhe njëri nga gazetarët e RTK-së, Xhymret Veliu përmes një video teksa shihen shumë qytetarë që e kanë vërshuar tregun e Prishtinës, ku këta të fundit jo vetëm që po shkelin vendimin e kufizimit të lëvizjes por edhe disa prej tyre shpërfillin edhe daljen me masa mbrojtëse, shkruan Reporteri.net
Ani pse qytetarëve u është ndaluar të dalin në këtë mënyrë, perderisa është bërë e ditur se vetëm ata që kanë nevojë mund të dalin vetëm për raste emergjente, qytetarët në masë të madhe po i shkelin masat e vendosusa nga Qeveria.
Në anën tjetër gazetari, Veliu, u ka bërë thirrje liderëve që t’i ndalojnë konferencat e panevojshme, sepse këtyre vendimeve qytetarët po iu shmangen.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.