Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se opozita po mundohet të bllokojë ndihmën për biznese që Qeveria po mendon ta marrë si kredi.
Mirëpo, Bislimi ka thënë se Qeveria i ka kapacitetet që këtë gjë ta bëjë edhe me buxhetin e vet, shkruan Reporteri.net.
“Harronë që mundeni me blloku punën e Qeverisë. Vetëm po ju them se dëmi është i madh me bllokimin e kësaj kredie, ndërkaq përfitimi i opozitës shumë i vogël”, ka thënë ai.
Ndërkaq, ai ka bërë thirrje që të bashkohen edhe opozita në këtë, që ai e quan, luftë ndaj Covid 19.
Sikur Bislimi, edhe kryeminstri Albin Kurti, e ka quajtuar të kotë seancën që do të mbahet sot, e që u thirr nga PDK-ja./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.