Ndonëse qarkullimi duhet të ishte i kufizuar, kjo nuk po i ndalë aksidentet në rrugët e Kosovës.
Pak minuta më herët një aksident ka ndodhur në rrethin e Fushë Kosovës, që ndodhet në rrugën që lidh këtë komunë me Prishtinën, shkruan Reporteri.net.
Sic shihet, dy vetura janë përplasur dhe njëra ka përfunduar në pjesën që ndan korsitë e qarkullimit.
Deri tash nuk dihet për të lënduar, mirëpo ka dëme material.
Vlen të theksohet se ditën e sotme janë krijuar tollovi nëpër rrugë, për shkak se që nga nesër kufizohet në tërësi lëvizja e lirë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.