×
  • Lajme
  • Lajme

    Kufizimi i lëvizjes: Grumbullime para bankave, as policia s’arrinë të imponojë respektimin e distances

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 13:52

    Vendimi i ri i ministrisë së Shëndetësisë, për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve ka bërë që të krijohen grumbullime të njerëzve, sidomos para bankave, duke rrezikuar përhapjen e virusit korona.


    Ministria e Shëndetësisë, mbrëmë njoftoi mbi vendimin e ri që kufizon lëvizjen e qytetarëve në orare të ndryshme, me qëllim që në rrugë dhe ambiente publike të ketë sa më pak prani të qytetarëve, në mënyrë që të pengohet përhapja e virusit korona.

    Por, siç duket nga pamje të shumta në gjithë vendin, po ndodhë e kundërta. Duke pasur parasysh limitimin e lëvizjes në vetëm një orë e gjysmë gjatë ditës për secilin qytetetar, ata kanë vërshuar para bankave ku po krijohen grumbullime të njerëzve, duke rrezikuar me përhapje të virusit pandemik.

    Një pamje e tillë është siguruar para bankës TEB në Fushë Kosovë, ku është nevojitur edhe ndërhyrja e policisë për të siguruar mbajtje të distancës, por as kjo duket të mos ketë pasur efekt. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!