Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se prejse kanë publikuar numrin dhe email-in për të ndihmuar qytetarët kanë pasur shumë thirrje dhe qindra emaile.
Ahmeti po ashtu ka deklaruar se as vetë si komunë nuk i kanë të qarta krejt detajet rreth vendimeve që po vijnë, njofton Klan Kosova
Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Prej momentit kur kemi publikuar numrin dhe emailin, telefoni nuk është ndalur ndërsa kanë ardh qindra emaila. Kjo nënkupton që ka shumë paqartësi dhe qytetarët kanë brenga dhe kanë nevojë të flasin me institucione.
Edhe pse edhe ne si Komunë nuk i kemi të qarta krejt detajet e vendimeve që po vijnë, megjithatë do të jemi bashkë me juve.
Menjëherë kërkuam ndihmën e zyrtarëve, vullnetarëve, dhe së shpejti do të shtohen edhe numrat e telefonit edhe email adresat dhe do të jemi 24 orë të gatshëm.
Mos harroni, pyetje, kërkesa, administrative, sociale, ekonomike, të gjitha do të mundohemi ti sqarojmë.
#rriNshpi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.