Një familje nga Obilqi, në fshatin Breznicë, është lajmëruar nëpër grupe të ndryshme në rrjete sociale për të kërkuar ndihmë.
Në një grup në Facebook, me emrin ‘Network Prishtina’ një anëtare e tij ka postuar njoftimin duke thënë se kjo familje nuk ka as ushqimet elementare, shkruan Reporteri.
“Ekziston një familje në nevojë të madhe për ndihmë, në fshatin Breznicë, komuna e Obiliqit. Një nënë e 4 fëmijëve të vegjël (11 muaj, 2, 3 dhe 5 vjeç) më kontaktoi dje e dëshpëruar.
Familja ka mbetur pa para që prej 3 javësh dhe të afërmit e tyre jetojnë në komunën e Vitisë, e cila është karantinuar për javë të tëra. Tani Prishtina është gjithashtu në karantinë. Ata nuk kanë njeri që t’i ndihmojë, nëna është në panik dhe fëmijët janë të uritur dhe s’kanë asgjë për të ngrënë.
Ata kanë nevojë për: qumësht, pelena dhe ushqim për fëmijë”, ka thënë Mirja Lakso që ka postuar këtë njoftim, teksa ka kërkuar edhe mbështetje transporti nga dikush në Obiliq, për t’ua dërguar disa artikuj kësaj familje.
Nëse keni mundësitë të ndihmoni, ju që jeni nga Obiliqi apo që keni mundësi të lëvizni, ju lutem kërkoni në këtë grup në Facebook, ‘Network Prishtina’ për më shumë informata.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.