×
  • Lajme
  • Lajme

    Coronavirus, çfarë masash janë marrë dhe si është gjendja në shtëpinë e pleqve në Prishtinë

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 19:51

    Të moshuarit janë personat më të rrezikuar nga coronavoriusi, jo veç në shtetin tone, por në mbarë botën, çka e kanë treguar edhe rastet e vdekjeve.


    Pas shpërthimit të këtij virusi në Kosovë, disa komuna mbyllën përkohësisht Shtëpitë e Pleqve, si Obiliqi.

    Ndërsa institucionet gjegjëse në vazhdimësi ju kanë bërë thirrje të moshuarve të mos dalin nga shtëpitë e tyre, që të ruajnë shëndetin e tyre, por jo vetëm.

    Ndërsa të moshuarit që jetojnë me familjarët e tyre mund të kenë kujdes më të mire, shtrohet pyetja se çfarë kujdesi kanë të moshuarit që jetojnë në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë?

    Për të mësuar gjendjen e tyre, Gazeta Online “Reporteri.net”, ka folur me drejtoreshën e kësaj shtëpie, Raze Aliçkaj.

    Ajo ka treguar se në Shtëpiunë e Pleqve aktualisht janë 77 persona të moshuar.
    “Në SHPMPF-Prishtinë aktualisht gjendet 77 të moshuar , prej tyre 45-femra dhe 32-meshkuj. Jemi munduar dhe kemi punuar shumë me të moshuarit në vetëdijesimin e tyre për mbrojtje nga COVID-19 dhe nuk kanë shprehur shenja frike duke pas parasysh mbështetjen që ju bëhet në çdo kohë nga gjithë stafi i SHPMPF-së. Gjatë kësaj periudhe asnjë banorë nuk ka levizuar jashtë Institucionit”, ka treguar Aliçkaj për Reporteri.net.

    Aliçkaj thotë se asnjë i moshuar që është në këtë qendër nuk është prekur me koronavirus.

    “Fatmirësisht asnjë i moshuar nuk ka shenja klinike të COVID-19, gjendja e tyre aktuale është e mirë në përkujdesje të mjekut të Institucionit dhe stafit në Institucion. Përkujdesja e të moshuarave tanë është 24-orë duke përfshi të gjitha shërbimet”, ka thënë ajo për Reporteri.net.

    Sa i përket furnizimit me ushqim, Aliçkaj thotë se nuk kanë pasur asnjë problem dhe se deri tani furnizimi ka qenë i mirë.

    “Fatmirësisht jemi furnizuar edhe medikamente nga furnitori i kontraktuar, por kemi pas furnizim edhe me mjete mbrojtëse nga MSH dhe donacion furnizim me maska”, thotë ajo.

    Ajo shton se si institucion kanë marrë një serë masash preventive për mbrojtje nga COVID-19, çka kanë bërë 3 herë dezinfektimin e hapësirave duke filluar nga data 10 mars, më pas 17 dhe 31 mars.

    “Gjithashtu, kemi formuar edhe Shtabin emergjent në kuadër të SHPMPF-së , me qëllim të organizimit, informimit për mbarëvajtjen e punëve në Institucionin tonë në kohën e pandemisë. Prej datës: 12.03.2020 është bërë ndalesa e rezidentëve jashtë hapësirave të Institucionit, me qëllim mbrojtjen e tyre nga nga virusi COVID-19. Në mënyrë permanente kujdes i është kushtuar ruajtjes dhe mbajtjes së higjienës së rezidentëve duke filluar nga ajo personale dhe e përgjithshme. Pastaj rezidentët janë pajisuar edhe me mjete mbrojtëse si dorëza, maska faciale, dezinfektues dhe sapun”, thotë ajo.

    Drejtoresha e këtij institucioni tregon se të moshuarit mund të lëvizin në oborr pasi kanë hapësira të mjaftueshme.

    E pyetur për interesimin që kanë pasur nga institucionet, ALiçkaj tregon se janë kontaktuar nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

    “Ne, në vazhdimësi jemi në bashkëpunim me DPSF dhe nga IKSHPK jemi kontaktuar direkt nga drejtori i këtij Instituti z. Naser Ramadani, i cili është interesuar për gjendjen e banorëve të Institucionit tonë dhe ka shpreh gatishmërinë për t’na ndihmuar në çdo kohë”, ka thënë ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!