Një përplasje e fortë në Kuvendin e Kosovës, shpërfaqi një armiqësi mes nënkryetares së LDK-së dhe Driton Selmanajt, që është deputet i kësaj partie.
Gjersa Selmanaj po fliste për kufizimet e lirisë së lëvizje dhe foli diçka për mënyrën se si kishte interpretuar seancën kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kjo e fundit ia ngriti zërin atij ‘duke i thënë të mos dezinformojë dhe mos ofendojë’. Gjersa ai vazhdoi të flasë dhe ta kritikojë Osmanin për qasje, Selmanajt iu ndal fjala.
Por, që të dytë dikur kërcenin e pinin bashkë. Në një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shihen se si në një ndejë rinore, Osmani e Selmanaj janë afër njeri-tjetrit bashkë me shumë të rinj, gjersa këndojnë e vallëzonin më këngën e Adelina Ismailit ‘Ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën’. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.