Vjosa Osmani në zgjedhjet e 6 tetorit ishte kandidate për kryeministre nga LDK, çka ngjalli shumë entuziasmin tek simpatizantët e kësaj partie, çka e krahasonin me “Merkelin”, por që nuk ia doli për pak të hyp në ‘fron’ të qeverisë, pasi atë qytetarët ia besuan kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.
Pasi 82 deputetë e rrëzuan këtë të fundit nga pozita e kryeministrit, pas ngritjes së mocionit të mosbesimit nga LDK, dhe mos dorëzimit të një mandatari të ri nga VV tek presidenti, partia e drejtuar nga Isa Mustafa, pritet të mandatohet nga presidenti Hashim Thaçi, për ta formuar qeverinë.
Por gjërat kanë ndryshuar nga zgjedhjet e 6 tetorit, dhe Vjosa Osmani e cila ka dale kundër partisë së saj për rrëzimin e qeverisë Kurti, dhe bërjen e një qeverie të re me AAK-në e NISMA-n, nuk pritet të jetë sërish kandidate për kryeministre.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, sonte kur është pyetur nëse Osmani do të jetë sërish kandidate për kryeministre, ai ka thënë se partia ende nuk ka marrë asnjë vendim për këtë çështje.
“Kemi shumë kuadro në LDK dhe ai është procesi më i lehtë qe do ta kapërcejmë. Asnjë vendim nuk e kemi, ka qenë kandidate atëherë, tash është kryetare e Kuvendit. Ajo ka dhënë deklaratat e saj edhe për mocionin e mosbesimit, mbetet në vullnetin e saj dhe deklarimet e saj. Ne momentin që e hapim këtë do të diskutojmë të gjitha opsionet e mundshme”, ka deklaruar Mustafa në TV21.
NDërsa Mustafa ia ka bërë të qartë AAK-së e NISMA-s se veç LDK-së i takon pozita e kryeministrit.
“Nëse e marrim mandatarin si parti e dytë, neve na bjen kryeministri. Ne nuk shkojmë me asnjë alternativë tjetër, përveç që ta marrim ta drejtojmë qeverinë”, ka thënë Mustafa. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.