×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia Rrugore: Nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve jashtë orarit të vendosur nga Qeveria

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 22:27

    Policia Rrugore njoftoi për ndryshimin e lejes për sa i përket mjeteve 4+1 të cilat nuk do të lejohen të lëvizin jashtë orarit të përcaktuar.


    Do të lejohen vetëm automjetet për të shkuar nga banesa në punë duke filluar nga ora 5:00 deri në 8:00 dhe nga ora 16:00 deri në 17:30 për tu kthyer nga puna.

    Për të gjithë automjetet 4+1 që qarkullojnë jashtë këtij orari do të ketë masa administrative dhe nuk do të tolerohet asnjë.

    Ndërsa për ata qytetarë që mund të kenë emergjencë të caktuar shëndetësore, duhet që të telefonojnë në numrin 112 ose 129 për të bërë njoftimin e targës dhe të destinacionit ku do të lëvizin në mënyrë që të mos pengohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!