Mësimit në distancë në Kosovë prej sot i shtohet edhe ai parashkollor. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lansuar edhe një tjetër platformë, kësaj radhe për edukimin e hershëm që do të në dispozicion për fëmijët, prindërit dhe kujdestarët, përmes E-mësimit.
Pas pezullimit të mësimit të rregullt si pasojë e përhapjes së Covid-19 në Kosovë, më 23 mars MAShTI filloi emetimin e video-xhirimeve për klasat 1 deri 9, e gjithashtu nisi edhe mësimi në distancë për shkollat e mesme dhe universitetet, por mundoi ai për fëmijët parashkollorë.
Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami në një konferencë për media bëri të ditur për platformën që fillon aplikimin nesër, dhe u bëri thirrje prindërve dhe kujdestarëve që t’a përcjellin atë.
Ajo bëri të ditur se prindërit dhe kujdestarit mund t’u drejtojnë pyetje përfaqësuesve të ministrisë, përmes faqes online.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.