Portieri shumë i vlerësuar i Ajaxit, Andre Onana ka ritheksuar se Barcelona është shtëpia e tij dhe se ai do të ishte i hapur për një rikthim në klub.
Kamerunasi ka fituar vlerësime të mëdha te Ajaxi pas bashkimit nga La Masia në 2015 dhe e ndihmoi Ajaxin në suksese të shumëfishta në Holandë, ashtu edhe në Evropë.
Onana ka një kontratë në klubin nga Amsterdami deri në vitin 2022, ndërsa karrierën e filloi në një ekip të krijuar nga Samuel Eto’o përpara se të bashkohej me sistemin e të rinjve të Barcelonës më 2010.
“Është e vështirë të dish. Barcelona është shtëpia ime dhe nëse duhet të kthehem, do të kthehem”, ka thënë fillimisht Onana për Canal +, kur u pyet nëse do të kthehej në Camp Nou, transmeton telegrafi.
“Por, ne jemi larg nga kjo, pasi unë jam një portier i Ajaxit dhe do të shohim se çfarë ndodh në fund të sezonit”.
Sipas mediumit Diario Sport, Barcelona do të ishte e gatshme të rivalizonte Chelsean për transferimin e portierit këtë vit.
Raportet kishin pretenduar se Barcelona ishte e prirur të nënshkruante me Onana për të zëvendësuar Jasper Cillessen, i cili u bashkua me Valencian, por në vend të kësaj zgjodhi të nënshkruajë me portierin e Los Che, Neto.
Marc-Andre Ter Stegen është portieri afatgjatë i zgjedhjes së parë në Camp Nou, por kohëve të fundit është përfolur shumë një largim i tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.