I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Serbisë në luftën kundër Koronavirusit është tejet inkurajues.
Ai i është gëzuar lajmit se është rritur shkëmbimi tregtar në mes të dyja vendeve, transmeton Reporteri.net
““Është shumë inkurajues të shohësh Kosovën dhe Serbinë në gjetjen e pikave të përbashkëta dhe bashkëpunimit për të tejkaluar një kërcënim të përbashkët”.
Lajm i rrallë i mirë në këtë situatë është rritja e tregtisë”, ka thënë Palmer për Zërin e Amerikës.
Palmer ka përmendur edhe faktin se Serbia ka sjellur mjekë në Kosovë për të ndihmuar në luftimin e coronavirus.
“Poashtu ka bashkëpunim në kujdesin shëndetësor. Kosova dhe Serbia, besoj unë, janë të dyja në sistemin e “Korridorit të Gjelbër”. Në fakt, mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e “Korridorit të Gjelbër (sipas marrëveshjes së CEFTA-s) e cila lehtëson dhe përshpejton shkëmbimin e ushqimit dhe të barnave gjatë krizës”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Palmer nuk është lajmëruar për disa kohë për zhvillimet në Ballkan, pervec se kishte hedhur firmën në një letër të përbashkët ku bëhej e ditur se Amerika nuk ka negociuar asnjëherë shkëmbimin territorial./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.