×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi takon krerët e institucioneve të drejtësisë, flasin për coronavirusin

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 12:56

    Presidenti Hashim Thaçi, ka takuar sot udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar për rrezikun e përhapjes së virusit COVID-19 në institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe gjetjes së një zgjidhjeje ligjore për ta penguar përhapjen në këto institucione.


    Në këtë takim ishin Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.

    Presidenti Thaçi si ç bëhet e ditur në komunikatë u shpreh se ndonëse është lajm i mirë që ende nuk ka raste të infektimit me koronavirus në institucionet korrektuese, duhet marrë çdo hap që të parandalohet kjo.

    “Është në pyetje shëndeti i qytetarëve dhe është me rëndësi që institucionet e Republikës së Kosovës të kujdesen për çdo qytetar dhe të gjejnë zgjidhje për çdo qytetar, në përputhje me ligjet në fuqi”, u shpreh presidenti Thaçi.

    Në takim u diskutuan hapat që duhet të ndërmerren nga institucionet përkatëse dhe u theksua që në kërkim të një zgjidhjeje sa më shpejt të përfshihet edhe Kuvendi i Kosovës dhe mekanizmat e shëndetit publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!