×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari Fidan Jupolli kërcënohet gjatë emisionit, policia po merret me rastin

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 13:46

    Gazetari Fidan Jupolli ka bërë të ditur se është duke marrë në vazhdimësi kërcënime derisa sot gjatë ditës bashkë me Avokatin Arianit Koci rastin e ka lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.


    Jupolli gjatë kohës sa ishte duke e intervistuar Ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiun në “DPT te Fidani” në T7 ka bërë të ditur se është duke marrë në vazhdimësi kërcënime. Ai thotë se disa persona e kanë kërcënuar me likuidim.

    “Dua me e bë një denoncim publik, përderisa jemi duke e bërë intervistën, faqe të menaxhuara nga zyrtarë të LDK’së, fillojnë linçimet e mia publike të cilat janë tash e një javë ditë kështu që nëse pranohet ky denoncim i imi publik në këto momente unë jam i detyruar që të shkoj të hapi padi. Sot gjatë tërë ditës kam marrë komunikata për likuidim apo përzamje nga Kosova, kështu që në prezencë të ministres, unë them jam i paanshëm”, ka deklaruar Jupolli.

    Jupolli ka bërë thirrje për kryeprokurorin e shtetit dhe për kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën që të ndalen këto linçime ndaj tij.

    Sot gjatë ditës ndërkaq i njëjti ka bërë të ditur se për këtë rast e ka lajmëruar Policinë e Kosovës, që tashmë ka nisur hetimet.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10222787091811581&set=a.3664420294817&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!