×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vatër e re infeksioni në Petrelë, 5 persona me koronavirus nga e njëjta familje

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 15:04

    Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për 11 raste të reja me Covid-19 në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për një vatër të re infeksioni në Petrelë.


    Burimet bëjnë të ditur se 5 nga 11 personat janë të të njëjtit trung familjar.

    Kryeqyteti kryeson listën e personave të infektuar me 237 raste. Ndërkohë në total në gjithë Shqipërinë numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 494.

    Deri tani betejën me koronavirusin e kanë humbur 25 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!